Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Goxha e rëndë, muzika “e lehtë” !

albania-festivali-i-kenges-2022-ronela-hajati

Nga Gëzim BASHA-

Nje habi e tepërt ka vërshuar në FB për kengen fituese të Festivalit të muzikës së lehtë, term që përdoret vetëm në Shqipëri, me gjasë si ndikim nga “industrializmi socialist” i Enver Hoxhës, industri e rëndë / industri e lehtë dhe ushqimore….muzikë e rëndë / muzikë e lehtë.

Nuk kam parë kënd të habitet nga tekstet mesimore ne shkollat shqiptare, një industri e marë peng dhe e bërë vrima-vrima nga interesat mafioze për fitim të garantuar përmes ekskluzivitetit. Shfletimi i disa librave shkollorë gjatë verës me ka bërë të skuqem nga turpi, pastaj të zverdhem nga pezmi….Jemi të pafuqishëm përpara atakut total të vulgaritetit! Jemi pre e një kulture popullore që ka në themel dembelizmin intelektual!

Prej kohësh nuk mar pjesë në kremtimet e Festave tona Kombëtare ne SHBA sepse kolona e tyre zanore, prej fillimit ne fund, eshte nje kenge çingish, qe ne vitet 80te e degjoja ne tren nga cigane shetites te cilet mernin si honorar ndonje veze te zier, a ngaster byreku,

O Mari, Maria
Faqet gurabia…

O Meri-Mariana,
Faqet me nishana…!

Jo Himni i Flamurit, por avazet e kesaj kenge e fusin gjindjen ne ekstaze, i ben thuajse te gjithe kercimtaret, të gatshem te bien “shahidë,” për korrigjimin e padrejtesive historike…me shishen e birres ne dore dhe mandilen e valles ne erë!

Prape te habia e tepert! Nuk duhet te habitemi shume: institucionet kulturore te vendit jane uzurpuar nga njerez ne nevoje per nje vend pune, jo nga individe me kultivimin e duhur dhe talentin e nevojshem per te pasur vokacion estetik.

I kane marre te gjitha dhe prape klithin, “Ta Marsha!”

Related Posts

Leave a comment