Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë s’duhet të bëni sot në mbrëmje, për fat të mirë

-785-0-61ceb59d60cfd

Të paktën kinezët, kur festojnë Vitin e Ri i zbatojnë me shumë fanatizëm rregullat më poshtë për të patur një vit të mbarë!

1. Mos thoni fjalë negative

Janë të ndaluara fjalët me konotacion negativ. Përfshihen vdekje, sëmundje, bosh, fantazmë, varfëri, ndarje, vrasje, etj.

2. Mos thyeni sende qeramike ose qelqi

Nëse thyeni sende të tilla, keni thyer edhe begatinë dhe pasurinë që ju priste.

3. Mos pastroni dhe mos fshini

Pastroni ditën para se të nisë Festivali i Pranverës, por jo më 5 shkurt. Nëse fshini dhe pastroni në këtë datë, nxirrni jashtë shtëpisë dhe fatin e mirë. Gjithashtu, mos u lani ditën e Vitit të Ri.

4. Mos përdorni gërshërë, thika apo objekte të mprehta në përgjithësi

Objektet e mprehta presin burimin e të ardhurave dhe suksesit.

5. Mos vizitoni familjen e gruas

Nëse gruaja kthehet te familja e saj Ditën e Vitit të Ri, kjo do të thotë se martesa e saj ka probleme dhe se do të sjellë fat të keq për gjithë familjen. Familja e gruas duhet vizituar ditën e dytë të vitit të ri.

6. Mos kërkoni t’ju shlyejnë borxhet

Në këtë mënyrë, të gjithë mund të festojnë pa u shqetësuar. Gjithashtu, mos merrni borxh para më 5 shkurt. Në të dyja rastet, do t’i shkaktoni fat të keq vetes dhe personit tjetër.

7. Shmangni zënkat dhe të qarat

Përpiquni të mos qani. Sidoqoftë, nëse qan një fëmijë, mos e qortoni. Çdo problem a mosmarrëveshje duhet zgjidhur me qetësi që të hyni mbarë në vitin e ri.

8. Shmangni mjekimet

Nëse s’doni të jeni sëmurë gjatë gjithë vitit, shmangni mjekimet. Sigurisht, nëse jeni sëmurë ose sëmureni rëndë, shëndeti vjen i pari. Gjithashtu, mos shkoni te mjeku, mos iu nënshtroni një ndërhyrjeje kirurgjikale, mos bëni injeksione.

9. Mos i uroni Vitin e Ri dikujt që është ende në shtrat

Në të kundërt, personi do ta kalojë gjithë vitin në shtrat. Gjithashtu, mos urdhëroni dikë të ngrihet. Nuk doni që ata të nxitohen dhe të urdhërohen nga të tjerët gjithë vitin.

10. Dhurata që nuk duhen dhuruar

Në çdo vizitë, rekomandohet të dhuroni diçka, por jo ora. Orët janë dhuratat më të këqija që mund të dhuroni sepse duket sikur do “t’i japësh lamtumirën dikujt. Gjithashtu dardhët, simbolizojnë ndarjen.

Burimi: Elite Daily

Leave a comment