Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presin në rradhë

277166495_10209363873409601_5277392965982193773_n (1)
Nga Gezim Basha
Dy mëndje (a)politike të ngjashme, për shkak të shkretimit të tyre mendor, mund të bejnë sherrnajë për tapinë dhe vulën, por nuk mund të ngrihen dot në nivelin e konfliktit politik që mbetet në thelb përplasje idesh.
Që Lulëzim Basha nuk ofronte një model të ri politik, kjo u duk qartë fill pas përjashtimit të Berishës kur ai, “pasardhësi i pasigurt,” nxitoi ta mbiquante “atin nevrik” si lider historik!
Berisha në fakt ka hyrë në histori si katastrofë historike duke përvetësuar një lëvizje politike që lindi për ti hequr kapakun pusit të diktaturës komuniste. Inkursioni i tij personal 30 vjeçar mbetet fatkeqësi kolektive e Shqiptarëve. Ky alkimist mesjetar i së keqes ja doli ta kthejë kapakun në ombrellë për mbrojtjen e interesave të tij personale ndërkohë që turmat pa tru rendin të konkurojnë për privilegjin e të shërbyerit si bishta të gatshëm për ombrellën e tij…
Shëmti tipike Shqiptare! Ajo që professor Stavro Skëndi e quante “shpirti mercenar i Shqiptarit,” u pa qartë në sekuencat komike të farsës shëtitëse, “Foltorja,” në “full display” për këdo.
Rikthimi i Berishës është premiera fatkeqe e rënies pa shpresë të opozitës, një komoditet i pamerituar për shumicën që po qeveris e qetë, në një fushë më të minuar se periferitë e Kievit, prej skandalesh marramendëse.
Pse gjithë ky shpërthim servilizmi ndaj një karikature anakronike që ended si hije e errët e totalitarizmit shqiptar me rrënjë tribale?!
Shpjegimin e shoh në një nga konstatimet e psikanalistit Carl Jung i cili shprehet se qëniet me shpirt lakeu nuk mund të jenë individë por turme, logori kolektive që e mer monologun për dialog. Ata kanë një instik të pakontrollueshëm e histerik për tu përdhunuar mendërisht nga mjeshtri sundues—the ruling muster! Në rastin në fjalë me një Bisht Ombrelle të ngulur në tru!
Nga Gjirokastra në Shkodër, të gjithë “përkrahësit” presin rradhën!

Related Posts

Leave a comment