Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Veprimi i paprecedent ne Europen e sotme

Nga Enver Robelli

Ambasadori i Gjermanisë dhe ambasadorja e Francës paskan shkuar në Merdar për të “inspektuar” policinë kufitare të Kosovës. Ambasadori gjerman po e lavdëron kooperimin mes “dy palëve” (bëhet fjalë për Republikën e Kosovës dhe Serbinë) për të lehtësuar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në Serbi. Një përkushtim i tillë për të drejtat e pakicave do të ishte i mirëseardhur nëse, për shembull, diplomatët gjermanë dhe francezë do të interesoheshin edhe për mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës (komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), të cilëve Serbia ua ka marrë shtetësinë. Një veprim i paprecedent në Europën e sotme! Do të ishte interesant dhe e ndershme sikur në pikën kufitare Dheu i Bardhë sot të shihnim ambasadorin e Francës dhe Gjermanisë në Beograd duke “inspektuar” palën serbe se a po i lejon shqiptarët e Luginës së Preshevës me banim në Kosovë të kthehen në vatrat e tyre për të votuar? Dhe pse mijëra prej tyre nuk kanë të drejtë të votojnë fare? Ka pakica të ligës së parë dhe ka pakica të ligës së tretë. Si te “Ferma e kafshëve” të George Orwellit.

Related Posts

Leave a comment