Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Genocidi shqiptar që quhet FEMICID

1403148_10202573261153623_1268446218_o

Enver Robelli

Nuk kalon ditë pa lajme mbi terrorin e “burrave” shqiptarë ndaj vajzave e grave. Një ditë vjen lajmi për një vrasje. Ditën tjetër për përpjekje për përdhunim. Të nesërmen bëhet e ditur se është dhunuar një adoleshente. Mandej gjithçka nga fillimi: vrasje, terror, përdhunim, poshtërim. Çdo ditë! Trishtohen fëmijë viktimash. Tmerrohen gra, vajza e familje. Ky terror e ka një emër: FEMICID! Pra, është gjenocid ndaj grave e vajzave. Po aq i madh sa është terrori ndaj grave e vajzave, po aq e madhe është edhe indiferenca e shoqërisë ndaj krimeve. Sidomos e burrave! Gjithnjë gjenden kasapë digjitalë që disi gjejnë “arsyetime” për krimet që s’i arsyeton asgjë. Dhe shoqëria, kryesisht oportuniste, patetike e demagogjike – hesht, tabuizon, minimizon, bagatellizon përmasën e krimit! Boll, boll, boll më! Me krejt fuqinë e zërit e me krejt fuqinë e mllefit shoqëria duhet të mobilizohet kundër krimeve gjinore. Ose, thënë shkurt, EDUKOJE atë MUT djalë a burrë a çfarëdo qoftë! Liri e pavarësi për krejt gratë e vajzat shqiptare! Sepse pa lirinë e tyre nuk mund të jetë e lirë shoqëria!

Related Posts

Leave a comment