Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DITARI I PAZAKONSHËM I GJEÇOVIT

310274188_196417456108877_2157022896868722923_n
I pari arkeolog shqiptar ishte atë Shtjefën Gjeçovi, i cili një periudhë të gjatë të punës së tij si arkeolog e kaloi në Laç të Kurbinit. Por kjo nuk ishte e gjitha. Madje kjo ishte një pjesë e vogël e punës së tij shumëvjeçare, e cila e ktheu atë në një ndër njerëzit që lëvizi më shumë nëpër Shqipëri në kërkim të objekteve antike.
Në librin “Françeskanët e Mëdhaj” atë Zef Pllumi tregon diçka shumë interesante në lidhje me atin e madh, Shtjefën Gjeçovi i cili nuk mbante një ditar si të gjithë studiuesit e tjerë. Ditari i tij ishte një objekt i cili tani ruhet në Muzeun e Shkodrës:
“Shifeni këtë relike të Gjeçovit që sot ruhet në Muzeun e Shkodrës. Asht shkopi që e shoqnoi gjithkund. E ka gdhendun ai vetë në dru bushi. Shifeni me kujdes se si ndër zgavrat e gdhenduna ai ka shkrue për të gjitha vendet radhazi, ku i shkeli kamba. Mund të thuhet pa dyshim që kurrnji udhëtar i shkencës nuk e përshkoi mbarë Shqipninë që nga Veriu deri në Jug ma shumë se ai”.

Leave a comment