Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbi Censusin

339463204_245721894509067_5730608703729384536_n

Gezim Basha-

Censusi me vetdeklarim në Shqipëri po sulmohet nga kënde të shumta, veçanrisht nga një pjesë e madhe e mas-medias e cila po mer rolin e një agjipropi antidemokratik—reminishencë e hordhive enveriste të tru-shplarjes së shqiptarëve.
Kohezioni kombëtar nuk përforcohet duke ju mohuar qytetarëve lirinë e shprehjes, përfshi lirinë e shprehjes së identitetit të tyre etnik dhe fetar. Përkundrazi.
Censusi, si proces, presupozon mungesën e presionit mbi të anketuarit, përndryshe fare shpejt degradon në cenzurë civile. Kjo ka ndodhur në censusin qesharak të vitit 2012 kur popullata orthodokse në Shqipëri u reduktua në 5-6%, një shifër turpëruese që mund të pergenjeshtrohet lehtësish vetëm përmes shfletimit të listave emërore të librave telefonikë.
Hedhja në qarkullim e termit, “zonë minoritare,” si sinonim i rreziqeve sesecioniste, është strategji dinake e manipulimit politik dhe synon të legjitimojë shpronësimin e banorëve vendas të bregdetit nga grabitësit e shpallur, me vendim qeverie, si “investitorë strategjikë.”
Censusi bëhet pë hir të mardhënies sonë me të vërtetën, jo si mënyrë për të shmangur frikërat iracionale brenda nesh. Ne duam të jemi shoqëri e demokratizuar për të mirën tonë, jo për të krahasuar veten tonë me shoqëritë fqinje me ne.

Related Posts

Leave a comment