Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Korrupsioni, pandemi e rrezikshme e ketij vendi

download
Gezim Basha-
Qeveritë shqiptare mblidhen urgjent dhe miratojnë fonde kurimi vetëm për njerzit publikë në shërbim të tyre (Fino, Fuga, etj…) Intelektualët e ndershëm dhe populli (kujtoj Moikom Zeqon) i mbyllin sytë ne ndonjë nga dhomat mizerje të spitalit publik.
Sistemi i korruptuar shëndetsor në Shqipëri (pas sistemit arsimor terësisht të degraduar) ka mbritur poshtë niveleve të botës së tretë ngaqë po reflekton përherë e më tepër sjelljen kriminale të shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të tij. Jetojmë si në fazat e para të kapitalizmit të egër kur përkujdesi shëndetsor konsiderohej privilegj dhe jo një e drejtë bazë e njeriut.
Delegimi i procedurave mjekësore të shtrenjta prej spitaleve publike tek ato private, shpreh qartë praninë e një rrjeti mafioz të mirëorganizuar i cili në mënyrën me kriminale të mundshme, bën biznes me jetë njerzish. Spitali Amerikan, i cili nuk ka kurrfarë lidhjeje me ndonjë spital amerikan, kontrollohet nga piratë turq, por ata nuk janë të vetmit. Në Tiranë lëvrijnë edhe piratë italianë, grekë apo ndoshta edhe eskimezë…me rekrutë shqiptarë. (Është e vështirë të mendohet por manaxher i Spitalit Amerikan është një katundar Kosove, Baton Haxhiu….)
Shqipëria edhe pse vend i vogël, nuk eshte aq e varfër sa të mos ketë një qendër spitalore kombëtare super moderne ku mund të realizohen edhe procedurat më të avancuara, me fjalën e fundit të teknologjisë mjekësore, me çmim të përballueshëm. Një sigurim shëndetsor universal e i detyrueshëm, do të ulte koston duke i dhënë paqen e mendjes çdo qytetari.
Sistemi “Multilista,” i Uruguait mund të adoptohej lehtësisht.
Qindra milionë euro të grabitura prej Rrrugës së Kombit apo aferës së Inceneratorëve, do të mjaftonin për një transformim rrënjësor të sistemit publik të shëndetësisë. Korrupsioni nuk është përrallë mediatike por pandemi e rrezikshme e cila, ashtu si Covid-19, godet së pari ata më të pambrojturit.

Related Posts

Leave a comment