Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Escobar: Korrupsioni, sfidë e madhe! Në Shqipëri duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme

-640-0-escobar-1

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më tepër progres, sa i përket korruspionit.

Në një takim me gazetarët, ai tha se ndonëse në vendin tonë ka patur progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsioni dëshiron që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim.

Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE.

“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë.

Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, tha ai, teksa më tej foli dhe për zgjedhjet në vendin tonë të cilat priten të mbahen më 14 Maj.

Ai tha se nuk është i informuar për procesin, por theksoi se duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Related Posts

Leave a comment