Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbërrijnë afganë të tjerë në Shqipëri! Akomodohen në Qytet Studenti

-640-0-f81a37b7f63aa7420a29de2032eaa51a

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 37 shtetas të tjerë afganë, duke e çuar në 644 totalin e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Integrimin, duke lajmëruar se refugjatët afganë që kanë mbërritur në Shqipëri janë akomoduar përkohësisht në Qytetin Studenti.

Pasi të mbarojnë punë me procedurat, do të mund që të transferohen në struktura hoteliere në bregdet, njëjtë siç është vepruar edhe me të ardhurit e tjerë. Shqipëria është gati të presë mbi 4 mijë afganë, të cilët po i shpëtojnë sundimit të talebanëve. Ata do të qëndrojnë në vendin tonë deri në momentin që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Aktualisht numri i tyre në vendin tonë ka shkuar 644.

Më 30 gusht ishte avioni i fundit që mbërriti në vendin tonë nga Abu Dabi me 150 qytetarë në bord të cilët u zhvendosën në qytet Studenti dhe në Durrës. Afganët e tjerë që kanë ardhur në Shqipëri janë strehuar në resortet në Durrës, Tiranë dhe Berat.

Related Posts

Leave a comment