Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura, Berisha: Nuk mund ta ndryshojmë emrin e partisë, ndryshe marrim fund

-800-0-62e880f177d33908d23f31ff588a34bc

Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbledhja e Këshillit Kombëtar ka vazhduar me dyer të mbyllura, ku ish-kryeministri ka dhënë disa porosi.

Burimet bëjnë me dije se brenda mbledhjes ka pasur diskutime për të ndryshuar emrin e partisë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar, Berisha ka deklaruar i prerë se duhet të shohin mundësinë e koalicioneve, por jo ndryshim te emrit te partise, sepse nëse ndryshohet emri i partisë, humb identiteti.

Sakaq, Berisha është shprehur i vendosur për të mos pranuar më asnjë ide për bashkëpunim me PD zyrtare kryesuar nga Basha.

“Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me grupin e Lulzim Bashës. Duhet të bëjmë gjithçka për tu ngritur në protesta”, ka shtuar ai.

“Duhet te bëjmë gjithçka për t’u ngrit ne protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka. Ka diskutime për te ndryshuar emrin e Partisë. Nëse PD do ndryshoje emrin do te thotë se heq dore nga identiteti. 

Ne nuk duhet te ndryshojmë emrin si një diktim qe vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë te përgjysmohemi. Duhet te shohim mundësinë e koalicioneve. Ne 70 % te rasteve PD ashtu ka hyre ne zgjedhje”– tha Berisha.

Kujtojmë që PD zyrtare drejtohet nga Lulzim Basha, ndërsa Berisha ka pushtuar selinë e PD-së dhe drejton një parti pa emër.

Related Posts

Leave a comment