Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Inati dëm i kokës, kështu që Zoti ju shtoftë inatin.

240112145_103473945401368_688506214653740140_n

Artur Meçollari

9 shtator 2020 – kjo video është pasqyra e korrupsiont me zë dhe figurë në Ministrinë e Mbrojtjes për pronat e Forcës Detare.
Asnje m² nga pronat e Forcës Detare nuk do merrni dot. Kaparet skanë me vlerë. “Hallexhinjtë” i duan mbrapsh.
Kur Xhaçka, Begaj dhe Kollçaku me një grup zyrtarësh me uniformë, se ushtarak është fjalë e shenjtë dhe e nderuar, realizuan këtë inskenim, nuk e imagjinonin se tre vjet më pas do të ishin gati për në bankën e të akuzuarve. Baza e Sarandës ishte korrupsioni shtetëtor që kurdisi këtë skenar, edhe pse aleatët ishin të qartë, qysh atëherë. Më pas orksi do të shtohej pamasë. Korrupsioni madhor të bën dhe trim, por sot mbas tre vjetësh e kemi parë trimërinë tuaj kur dilni nga porta e SPAK-ut.
Këtë video e ka parë dhe vetë KM Rama. Dy herë më ka thirrur KM Rama në Kryeministri. Më ka kërkuar ndjes me gojën e Agaçit për çështjen e bazës së Sarandës dhe ka premtuar rikthimin tim në FA. Por, KM nuk ka patur minimumin e kurajos dhe vullnetit, se për rastin nuk ka kujt ti shesi kumllat dhe dardhat.
Kjo sekuencë është pjesë e një video 4,5 orë të marrë me vendim të gjykates në në dhjetor 2020, sepse Ministria e Mbrojtjes nuk pranononte të ma jepnte. E kishin parë videon se çfarë kishin regjistruar. Kjo sekuencë është një nga shkeljet ligjore më flagrante.
Kryetari i Komisionit të Lartë Disiplinor ngritur ndaj Kapitenit të Rangut të Parë Artur Meçollari ju deklaron anëtarëve se:
💣“Ministrja ndërkohë e do të mbyllur sot. I thashë që kam hallin e procedurës se ne e marrim vendimin duke dëgjuar vetëm njërën anë. Marrim vendimin. Por ai do thotë që unë jam I pambrojtur”💣
Në 29 dhjetor 2020 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpalli “ABSOLUTISHT TË PAVLEFSHËME” lirimin tim nga FA, si dhe katër urdhëra, dy të Ministrit të Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe dy të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj.
Mbas tre vjetësh është zbuluar se oreksi për pronat e Forcës Detare është shumë i lartë. Sot kemi bazēn detare të Sarandës në sekuestro preventive, shumë personazhe, civilë dhe ushtarak, në dijeni dhe nën hetim, janë pyetur nga SPAK, ndër ta dhe Presidenti. Dhe të gjitha për pronat e Forcës Detare. Vetëm për pronat e Forcës Detare SPAK ka sot nën hetim këto raste::
👉1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:
👉2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.
👉3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.
👉4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depua e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group.
👉5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.
👉6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.

Related Posts

Leave a comment