Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Emrat/ Merrnin 5 deri në 100 euro, kush janë 6 policët që u arrestuan tek Porti i Durrësit, si u zbulua korrupsioni

auto_policia-4-1-752x4401676814660

Gjashtë inspektorë policie janë arrestuar pas një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Portin e Durrësit.

Në pranga kanë rënë kontrollorët, Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi dhe Eduart Matmuja, ndaj të cilëve është ngritur akuza e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarin lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare.

Hetimet kanë zbuluar se inspektorët merrnin shuma që nisnin nga ato modeste prej 5 eurosh deri në 100 euro.

Veprimet korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të arrestuar. Hetimet vijojnë për të zbuluar raste të tjera.

Related Posts

Leave a comment