Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Korrupsioni në media/ Reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

unioni-i-gazetareve1
UGSH apelon në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla  kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit, në mposhtje të censurës dhe përdorimit të gazetarisë…
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
 Tiranë më 1.04.2022
Akuza dhe kundërakuza që zbulojnë korrupsionin dhe censurën në mediat e vendit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell me shqetësim të thellë denoncimet dhe kundërdenoncimet për gjobvënës dhe gjobëvënie apo censurë, mes stafit të emisionit investigativ “Top Story”, ish drejtorit të tij, gazetarit Endrit Habilaj dhe Televizionit “Top Channel”, pas mbylljes së këtij emisioni dhe rikthimit në një format të mëparshëm.
Stafi i “Top Story” ditën e enjte, publikoi një njoftim, në të cilin njoftohej publiku se “emisioni investigativ e ndërpret transmetimin në televizionin kombëtar të mërkurën më 30 mars 2022, në mënyrë të pashjegueshme dhe stafi është njoftuar për anulimin e emisionit më temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në “Top Chhannel”.
Sipas pretendimeve publike të stafit prej tre muajsh ishte punuar për përgatitjen e këtij emisioni, por njëkohësisht është ndjerë nën presione nga drejtuesit e televizionit. Stafi konfirmon se emisioni i anuluar ishte përgatitur në kuadër të një granti mbështetës nga BE me vlerë 165 mijë euro, në mbështetje të pavarësisë editoriale dhe investigimin.
Në reagimin e drejtuesve të televizionit, të transmetuar në edicionin e lajmeve të Top Channel më datën 31. 03.2022, njoftohet për përzënie gjobaxhinjsh dhe se emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër.
Reagimi më pas i ish drejtorit të emisionit Endrit Habilaj, me një sqarim në fb, duke renditur disa fakte aluduese për gjobëvënie, censurë dhe nënkuptime aferash, e bën edhe më komplekse historinë.
Episodet e kësaj historie që kanë të bëjnë me gazetarë, editor dhe një televizion kombëtar, janë pjesë e një ndjeshmërie të madhe profesionale dhe publike. Ato bëhen sinjale të ekzistencës së një realiteti të shumëpranuar korrupsini dhe aferash mediatike në vend. Njëherësh në këtë përplasje jepen denoncime dhe kundërdenoncime për censurë dhe praktika abuzimesh në marrëdhëniet mes editorit, gazetarëve dhe që indirekt, kompromentojnë edhe donatorët.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit, në mposhtje të censurës dhe përdorimit të gazetarisë. Dukuri dhe fenomene të tilla fatkeqësisht përfliten përditshmërisht në bisedat dhe takimet informale të reporterëve të profilit dhe sidomos të atyre që janë pjesë e redaksive investigative në shumë media të vendit.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Related Posts

Leave a comment