Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kronikë e një falimentimi të paralajmëruar.

irena-450
Falimentimi i ujësjellsit të Durrësit nuk më cudit. Madje më suprizion fakti se si po mbijetojnë kompanitë e tjera shtetërore.
E them këtë sepse kompanive tona shtetërore u mungon thuajse tërësisht menaxhimi financiar. Edhe këtu nuk e kam fjalën për sistemet kontabël por për menaxhimin financiar të mirëfilltë, ku të menaxhohen risqet të ndryshme apo ku të bëhen analiza kosto – perfitim për cdo proces/ produkt/ projekt, etj. Gjithashtu, kompanitë shtetërore kane borxhe të akumuluara ndër vite dhe ndodhen në pamundësi reale për të absorbuar burime të tjera financimi. E vetmja mundësi për të siguruar financim është buxheti i shtetit. Vendimarrjet për investimet janefluide edhe të influencuara politikisht. Ato kryhen në mungesë të plotë të studimeve te fizibilitetit, mungesë e cilave con në pamundnësi për të tërhequr investitorë potencial. Keq përdorimi i burimeve ,kufizon mundesinë për tu zhvilluar.
Përformaca e dobët e kompanive shtetërore të cilat veprojnë edhe në kushtet e monopolit pra në kushtet e mungësës së konkurencës lidhet mbi te gjitha me mungesën e kufirit ndarës të mes tyre edhe politikes, i cili duhet të ishte qartësisht i përcaktaur në dy drejtime.
Së pari duhet të ishte i përcaktuar qartësisht kufi ndarës midis politikave publike dhe qëllimeve tregëtare të një kompanie shtetërore . Përtej qëllimeve tregëtare , kompanitë shtetërore detyrohen nga qeveria qëndrore apo vendore të përmbushin objektiva politike jo-tregëtare të cilat kërkojnë kompromise që rëndojnë në kurriz të performancës së tyre financiare afatshkurtër dhe afatgjatë.
Elementi i dytë i rëndësishëm , lidhet me distancimin e politikës nga menaxhimi i këtyre kompanive. Ciklet politike, mandatet e shkurtra të drejtuesve kryesorë të kompanive shtetërore edhe brenda një mandati, si dhe dëshira për të realizuar politika publike me anë të tyre , të cilat edhe pse duket që nuk ndikojnë direkt në buxhetin e shtetit kanë pasur efekte të mëdha tek ky i fundit , kanë kontribuar më keq-menaxhimin e kompanive shtetërore.
Përfaqësimi i Aksionerit nga ministrat apo kryetarët e bashkive , është shoqëruar me ndërhyrje partiake-politike, gjë që e ka vendosur integritetin e kompanive shtetërore në rrezik. Si rezultat, partitë politike në mënyrë indirekte kanë ushtruar ndikim mbi vendimet e rëndësishme,brenda një kompanie shtetërore duke përfshirë: emërimet, rekrutimi i stafit, ,proceset e tenderimit. Ministri, apo kryetari i bashkisë si përfaqësues i aksionerit, emëron, shkarkton në bazë të statusit, pa asnjë procedurë përzgjedhjeje drejtuesit e lartë të kompanive shtetërore , sic janë antarët e Bordit Drejtues dhe Drejtorët e Ekzektutivë . E thënë troc , sot kemi kompani shtetërore thuajse të dështuara ,sepse Bordet Drejtuese bashkë me drejtorët ekzekutivë ,nuk janë gjë tjerër vetëm “ Klubet e fansave të Ministrave”. Si të tillë jo vëtëm që nuk sjellnin asnjë vlerë të shtuar për kompani, por plotësojë tekat politike apo edhe personale të atyre, që mund ti vendosin e ti heqin me një të rënë të lapsit.
Thënë këtë Ujsjellësi i Durrësit është kronika e falimentimit të paralajmëruar të thuajse të gjithë kompanive shtetërore në këtë vend. Me kulturën aktuale të qeverisjes së tyrë është e provuar katërcipërisht që, kompanitë shtetërore ekzistuese por edhe ato të krijuara rishtazi janë të destinuara të falimentojnë. Ndërkohë që eshte tërësisht e mundur të ndërtohet një model menaxhimi i cili e kthen shtetin një një pronar profesionist .
Ky model duhet : të ndajë funksionet e pronësisë së shtetit si politikbërës nga ai i rregullatorit apo mbikëqyrësit për të minimizuar konfliktet potenciale të interesit;
të minimizojë ndërhyrjen politike te pronarit – shtet duke sjellë më shumë profesionalizëm në menaxhim të tyre ;
të promovojë koherencë dhe konsistencë në zbatimin e standardeve të qeverisjes korporative;
të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në operacionet e Kompanive përmes mbikëqyrjes më të mirë dhe monitorimit të performancës.
Nëse sot kompanitë shtetërore sidomos ato në sektorët strategjikë, i shohim si mjete të rendësishme për zhvillimin ekonomik të vendit prej tyre mund të reailizohet një rritje nga 1% deri në 4% te PBB. E pra , nuk është e vështirë të njohësh të mirën, por është e vështirë ta shndërrosh atë në vepra.

Related Posts

Leave a comment