Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kur injoranca bërtet, inteligjenca hesht

irena-beqiraj

Irena Beqiraj

Nje dite Gomari i tha tigrit: – “Bari është blu”. Tigri u përgjigj: – “Jo, bari është i gjelbër”. Diskutimi u ndez dhe të dy vendosën të pyesnin luanit, mbretin e xhunglës.

Qe para se të mbërrinte tek luani, gomari filloi të bërtiste: – “Madhëria juaj, a është e vërtetë që bari është blu?”.
Luani u përgjigj: – ” E vërtetë, bari është blu.”

Gomari nxitoi dhe vazhdoi: – “Tigri nuk është dakord me mua dhe më kundërshton dhe më bezdis, të lutem ndëshkoje”. Atëherë mbreti deklaroi: – “Tigri do të dënohet me 5 vjet heshtje”.

Gomari u hodh i gëzuar dhe vazhdoi rrugën, i kënaqur duke përsëritur: – “Bari është i blu”…

Tigri e pyeti luanin: – “Madhëria juaj, pse më keni dënuar ju e dini që bari është i gjelbër?

Luani – ” Po në fakt, bari është i gjelbër”.
Tigri – ” Po pse po më dënon?”.

Luani – Ndëshkimi është sepse nuk është e mundur që një krijesë e guximshme dhe inteligjente si ju të humbasë kohë duke debatuar me një gomar, e aq më shumë të vijë e të më shqetësojë mua me atë pyetje”.

Në kohët e rrjeteve sociale, apo ne media humbja më e keqe e kohës është debati me të paditurin dhe fanatikun që nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por vetëm fitorja e besimeve dhe iluzioneve të tij.

Ka me qindra njerëz që, sado prova t’u paraqesim, nuk janë në aftësinë për të kuptuar, apo të tjerë që janë të verbuar nga egoja, urrejtja dhe inati, dhe gjithçka që duan është të kenë të drejtë edhe nëse nuk kanë.

Kur injoranca bërtet, inteligjenca duhet të hesht. Paqja dhe qetësia vlejnë më shumë.

Related Posts

Leave a comment