Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tre mesimet më të vështira për t’u mësuar !

download (6)

Irena Beqiraj

A e keni pyetur veten ndonjëherë se kush kanë qenë mësimet më të veshtira për tu mësuar në jetë? Për mua kanë qenë 3:

1. Ti lejoja vetes luksin e pakëndshëm të ndryshimit të mendjes. Jetojmë në një kulturë ku një nga turpërimet më të mëdha shoqërore është të mos kesh një opinion, kështu që shpesh formojmë “opinionet” tona bazuar në përshtypjet sipërfaqësore ose idetë e huazuara nga të tjerët, pa investuar kohën dhe mendimin e nevojshem që kërkon kultivimi i bindjes së vërtetë. Ka qenë jashtëzakonisht çorientuese të thoja thjesht: “Nuk e di”. Por sot e di që është pafundësisht më shpërblyese ti kuptosh gjërat , sesa të kesh të drejtë – edhe kjo do të thotë ti lejosh vetes mundësinë për të ndryshuar mendjen në lidhje me një temë, një ideologji por mbi të gjitha, në lidhje me veten.

2. Ti rezistoja adrenalinës së prestigjit , statusit, parave ose pëlqimit nga të tjerët.

Paul Graham, thotë – “prestigji është si një magnet i fuqishëm që shtrembëron edhe bindjet tuaja mbi atë që ju pëlqen. Këto katër motivues të jashtem më kanë shtyrë shpesh të bëj jo për atë që më pëlqente, por për atë që dëshiroja të pëlqeja . Por të katërt këta motivues të jashtëm shpesh më kanë trazuar emocionin e ngritjen në mëngjes dhe kënaqësinë e gjumit të natës .

Mësimi tretë edhe më i vështiri ka qenë sesi ti rezistoja cinizmit – Cinizmi shpesh maskohet si aftësi dhe prirje elitare, por në fakt është një aftësi kategorikisht inferiore. Ashtu si të gjitha format e shkatërrimit, cinizmi është pafundësisht më i lehtë dhe më dembel sesa konstruktiviteti. Nuk ka pasur asgjë më të vështirë, por edhe më të këndshme në jetë sesa kur kam arritur të mbyll në kafaz “cinizmin” edhe në vend të tij kam arritur të ushqejë konstruktivitetin.

Related Posts

Leave a comment