Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit: Dëshmojnë anëtarët e ish-strukturës së Mbrojtjes së Votës në PD

-640-0-215b135d10c1ee4c4fecb00e5ca085e3

Anëtarët e ish-strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike kanë dëshmuar këtë të premte në një tjetër seancë maratonë ndaj Arbër Paplekaj.

I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish-përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan. Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe Nuredin Kasmi.

Burimet bëjnë me dije se dëshmitarët i kanë qëndruar besnik dëshmive të para rreth ngjarjes. Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish-zëvendës drejtorët e Policisë.

Related Posts

Leave a comment