Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryebashkiaku i Hasit përgënjeshtron Berishën: Nuk di të ketë plan për vrasjen time!

-640-0-8ab1ee56f3e2e34bec65c71f8c9d9497

Miftar Dauti, kreu i Bashkisë Has, ka përgënjeshtruar pretendimet e kryedemokratit, Sali Berisha. Ky i fundit, nga dritarja e banesës së tij tha se në Prokurorinë e Posaçme ka një dosje për eliminimin e tij fizik nga kundërshtarët, por Dauti për ZËRI, pretendoi të kundërtën. Në një prononcim të marrë nga ZËRI, Miftar Dauti tha se fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit ishte e egër, por shtoi se vetë nuk ka pasur asnjë shqetësim të këtij lloji. Duke theksuar se nuk ka pasur “asnjë gërvishtje gishti”. I pyetur nëse do të kërkonte informacione në SPAK lidhur me pretendimin e Berishës, kryebashkiaku i Hasit u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për t’u paraqitur në Prokurori, pasi nuk kishte asnjë pretendim.

“Nuk kam dijeni. Fushata ka qenë e egër, ishalla nuk përsëritet më. Ka pasur presione policie nga të gjitha anët. Por me qetësi dhe me vullnet ia kemi dalë. Kërcënime nuk kam pasur, por kam ndjerë presionin e Policisë së Shtetit që kanë shumë e pranishme që nga FNSH të gjitha policitë kanë qenë. Probleme direkte nuk kemi. Nuk kam dijeni se nga data që kam fituar zgjedhjet jam qyetar i pari dhe jam marrë me punët e komunitetit. Politika për mua ka qenë 1 muaj. Ne jemi përballur me kundërshtarin politik. Ne i kemi kapur me furgona me ndihma, por si politika.

Kam qenë në SPAK para se të marrë mandatin sepse jam akuzuar se kam qenë i dënuar. Kam qenë i dënuar në kohën e partisë së punës, ne jemi aministruar me ligjin 7415, 1991. Ai ligj na quan të pafajshëm dhe të padënuar. I kam dhënë deklaratat e mia. Përderisa unë nuk jam pjesë e problemit, pse duhet të shkoja në SPAK? Nuk kam dijeni, nga dita që kam marrë mandatin nuk kam pasur kërcënim. Fushata ka qenë e egër, e tensionuar por nuk kemi pasur asnjë gërvishtje gishti. Ka kaluar çdo gjë pa probleme,”-tha në prononcimin për ZËRI, Miftar Dauti.

Pasditen e sotme, Berisha denoncoi se në SPAK ka një dosje, ku sipas tij është plani për eliminimin fizik të kandidatit të Partisë Demokratike në Bashkinë Has, Miftar Dauti. Megjithatë, lidhur me denoncimin e tij, Berisha nuk dha detaje të tjera./ZËRI

Related Posts

Leave a comment