Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Misteri i vrasjes së të riut nga Kosova në kufirin Serbi – Kroaci

-800-0-beb7dccd7ae1e98ba8145e7cb5438ea1

Një 19-vjeçar me origjinë nga Kosova i identifikuar si Shqipron Muçiçi është gjetur i pajetë jete në territorin e Serbisë në një zonë në kufi me Kroacinë. Vdekjen e të riut e kanë njoftuar familjarët e tij përmes një postimi në Facebook. Një prej të afërmve thotë se Shqiproni ka humbur jetën tragjikisht në rrethana ende të panjohura.

“Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për detajet e varrimit do t’ju lajmëroj me kohë” – u tha në njoftimin e famljes.

Njoftimin për gjetjen e trupit të tij e dha edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka raportim për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mediat serbe raportuan se pranë pikës kufitare Serbi – Kroaci në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi u sulmuan dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur. Njëri prej tyre, humbi jetën nga plagët e marra me thikë. Polica serbe ka konfirmuar vetëm se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”.

Related Posts

Leave a comment