Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nesër, dita kur do të thuhen të vërtetat e mëdha”, Vasili për protestën: Kush nuk do tritolin dhe hajdutërinë e Ramës të dalë në Bulevard

318424406_698844418266485_3112454502010514151_n-770x376

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, e ka quajtur ditën e nesërme, kur edhe do të mbahet protesta e thirrur nga opozita, si dita e së vërtetës së madhe.

Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se nesër në Bulevard do të jenë të jenë të gjithë ata që duan ligjin e Kushtetutën dhe jo tritolin e kriminalizimin e kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes.

Postimi i plotë:

NESER DITA E MADHE E SE VERTETËS!

 

 

Neser ne ora 12 ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe nuk pranojne kurre te qeverisen nga talebanizmi i Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe duan ligjin dhe Kushtetuten dhe jo tritolin korrupsionin, hajduterine dhe kriminalizimin e Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene shqiptaret europiane, qe e duan Shqiperine ne BE dhe jo Edi Rama, qe eshte armik i betuar i Europes dhe peng i Moskes dhe Beogradit.

Neser eshte dite e madhe per te gjithe ne.

Neser eshte dita kur do te thuhen te vertetat e medha ne sheshin e qytetareve te lire dhe patriote!

Related Posts

Leave a comment