Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hyn në fuqi embargoja e BE-së ndaj importeve të naftës ruse

auto_unnamed_11670238294

Importet e naftës bruto ruse do të jenë të ndaluara në Bashkimin Evropian duke nisur që sot (e hënë), me përjashtime të kufizuara, pasi marrëveshja për vendosjen e embargos, e rënë dakord në qershor, tashmë ka hyrë në fuqi.

Embargoja, e rënë dakord në një paketë sanksionesh për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj kundër Ukrainës, teknikisht hyri në fuqi pas miratimit, por u caktua një periudhë tranzicioni për shtetet anëtare të BE-së që ta zbatonin vendimin për ndalimin e importeve të naftës ruse, shkruan ATSh.

Përjashtimet zbatohen gjithashtu për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, tre shtete anëtare të BE-së që varen veçanërisht nga nafta ruse për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike dhe pamundësisë për të zëvendësuar shpejt importet.

Në të njëjtën kohë, vendosja e një kufiri të çmimit të naftës ruse në det, i projektuar për të goditur të ardhurat e Kremlinit nga eksportet e energjisë, tani është gjithashtu në fuqi duke kufizuar çmimin e eksportet në vendet e tjera në 60 dollarë për fuçi.

Kufiri i çmimit është i lidhur me një vendim të mëparshëm të grupit G7 për të sanksionuar eksportet e naftës ruse në ekonominë më të gjerë globale, si në Kinë dhe Indi.

Related Posts

Leave a comment