Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti flet me heshtje/ Ligji për mjekët e rinj hyn në fuqi, Begaj nuk u shpreh kundër

auto_vgjhk1692104866

Maturantët të cilët kanë aplikuar për të studiuar në degën e mjekësisë së përgjithshme vijojnë testimin e informatizuar për të dytën ditë me radhë.

Por 400 maturantët që do të shpallen fitues do të duhet që të lidhin më parë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, se pranojnë të ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve e më pas të pajisen me diplomë.

Ligji tashmë është zyrtarizuar pasi ka kaluar në heshtje një ditë më parë nga presidenti i Republikës, po Kushtetuta e Republikës e njeh. Ky ligj hyn në fuqi sapo të miratohet nga Fletorja Zyrtare.

Studentët  e mjekësisë protestuan më parë se ky ligj të votohej në parlament, por  shpresonin se nuk do të dekretohej nga Presidenti e do ta kthente për rishqyrtim. Por Presidenti i Republikës i cili vjen nga fusha e mjekësisë, ka zgjedhur të mos shprehet, pra as e ka dekretuar por as nuk e ka kundërshtuar duke e kaluar në heshtje dhe duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligji .

“Unë e shoh jashtë karrierën time, kam hedhur edhe dy provime jashtë”-shprehet një student.

Testimi i informatizuar i mat njohuritë e maturantëve, nëse mesatarja e maturës shtetërore është reale, pasi tashmë dihet se nota 10 mund të merren më lehtë në shkolla larg Tiranës.

Në radhët e kandidatëve që kandidojnë jo të gjithë e vërejnë anë negative tek ky ligj.

Testimi i informatizuar do të zhvillohet deri në datën 23 gusht e më pas nga 1813 aplikues do të përzgjidhen 400 fitues .

Related Posts

Leave a comment