Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Takimini i parë

307847757_2458055047659514_3673089266065977285_n
Mimoza Ahmeti
Një filozof tha se takimini parë është shumë i rëndësishëm. Ai kushtëzon edhe vazhdimin ose jo të takimeve më tutje.
Ka takime të para që konsumojnë gjithë vazhdimin. Për këtë arsye nuk ka më takim.
Ajo që vendos është ego, se si ndihet me rehatinê e saj, për të pasur ose jo ritakim.
Përse ka një takim të parë, përse takohemi? Çfarë ka në arsyen e një takimi të parë përveç rastësisë?
Historia nuk e ka analizuar asnjëherë takimin në vetvete, por thjesht meret me vazhdimin e raportit historik. Ndoshta vetëm letërsia denjoi të analizojë takimin, veçanërisht takimin e parë.
Vazhdimi i një raporti pas takimit të parë mund ta dekompozojë takimin e parë nëpërmjet ngjashmërisë kopje së çdo takimi.
Ky zhvlerësim i takimit të parë është një mister që mund të përkthehej se truri dhe trupi bashkë me përthithjen e informacionit e vjetërojnë përshtypjen.
Shkëputja prej vetes së mëparshme lidhet gjithmonë me një takim të parë dhe është kusht vazhdimi nëpërmjet degëzimi, pra mosvazhdimi.
Arsyetimi mund shkonte drejt pikës që një takim i parë dhe i vetëm mund të jetë i paharrueshëm. Në këtë mënyrë ne mbetemi procesorë emotivë të njohjes. Ky funksion realizon diçka pertej nesh, që ne ende nuk e dimë.
Kur unë e pyeta mamanë time kur isha fëmijë se çfare është dashuria, ajo m’u përgjigj:
– Mosnjohje!

Related Posts

Leave a comment