Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PS mbyll fushatën në Kavajë, Rama: Vota për Metën e Berishën është kundër interesit kombëtar. Turpi i Shqipërisë

-640-0-ba8e55de39d8687f8b6ffc81a18c6d0c

Partia Socialiste ka mbyllur ditën e sotme fushatën në qytetin e Kavajës. Të pranishëm në këtë takim ishin kryeministri, Edi Rama dhe drejtuesi politik i qarkut Tiranë dhe njëherësh kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se Kavaja nën drejtimin e Partisë Socialiste ka ndryshuar në shumë drejtime. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk bëri asgjë për këtë qytet të rëndësishëm, por e mori peng duke e izoluar për vite me radhë.

“Sot dua t’ju kujtoj se këtu ku jemi ne, ku ne kemi ardhur në fillim në Kavajë, ishte një rrugën, këto pemë të bukura nuk ishin, ky bulevard i shtruar me gurtë nuk ishte. Të gjitha këto shtëpi ishin, por ishin shëmbëlltyra e rrënimit dhe kjo ishte pamje dhe gjendja e rrugës kryesore të Kavajës, pjesa tjetër ishte një tmerr, që u vinte vërdallë atyre dy gishtave, Iu kujtohen ato dy gishta. Ato dy gishta ishin si një sfurk, që e kishte marrë peng Kavajën”, tha Rama.

Lideri i socialistëve shtoi se dielli ka nisur të buzëqeshë sërish për Kavajën, në momentin kur qytetarët vendosën të provojnë PS në drejtimin e bashkisë.

“Në Kavajë dielli ka nisur të buzëqeshë sërish, kur populli i Kavajës vendosi të provonte në drejtim PS, Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e dinë të gjithë. Kavaja ishte një nga bashkitë me tragjedinë më të madhe, sipas meje të kthimit të besimit në zhgënjim, në një zhgënjim aq të thellë dhe të rëndë, që edhe njerëzit këtu nuk donin t’ia pranon as vetë, sepse u vinte shumë zor, sepse ata kishin bërë gjithçka për ata që sot kthehen prapë  në Kavajë dhe duan ta marrin Kavajën prapë në emër të luftës së tyre me drejtësinë dhe të halleve të tyre me gjithë botën”, theksoi ai.

Mes tjerash, Rama u shpreh se kundërshtari i PS-së në Kavajë ka hyrë në garë për të mbrojtur hallet e dyshes Rama-Meta.

“Është një maskë e atyre të dyve dhe për turpin e tij, për turpin e familjes së tij, ia ka dhënë fytyrën për maskë dy njerëzve, të cilët sot janë turpi i Shqipërisë. Nuk janë turp se e them unë, unë kam bërë shumë beteja, sidomos atë gërdallën e madhe, por s’i kam thënë turp i Shqipërisë, por sot e them këtë fjalë që nuk jam unë që e kam përcaktuar, por e përcakton si turp i Shqipërisë damka që i ka vënë në lule të ballit aleatët tanë më të mëdhenj”, tha kryeministri.

Ai ftoi qytetarët që të dielën të votojnë Redjan Kralin dhe Partinë Socialiste, pasi një votë për Metën dhe Berishën është kundër interesit kombëtar.

“Redi është shalqi me provë, kurse ata janë mos e pyet se çfarë janë, gjeni vetë se çfarë janë. Redi nuk është i rënë nga qielli, nuk është pa të meta, por është njeri që i ka ndenjur punës mbi kokë”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment