Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çështja ‘Ahmetaj’, Çipa: Në planin moral dhe politik Rama ka përgjegjësi

auto_edi_rama1689091382

Gazetari Aleksandër Çipa, komentoi aferën e inceneratorëve dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se Kostoja politike që është shkaktuar  nga rastet e korrupsionit tashmë është shumë e ndjeshme.

Ai komentoi dhe deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se këtë të fundit e shqetëson më shumë e shqetëson konteksti sesa mundësia.

“Kostoja politike që është shkaktuar  nga rastet e korrupsionit e sidomos nga emrat që janë pjesë e proceseve dhe gjykimeve të drejtësisë tashmë është shumë e ndjeshme.

Ramën më shumë e shqetëson konteksti sesa mundësia, qoftë dhe kapitali që mund të ketë i akuzuar Ahmetaj për të hedhur dritë mbi fakte që duket se po e kompromentojnë autoritetin e kryeministrit.  Duket se kjo është përgjegjësi që nis nga pushteti vendor dhe implikon dhe  nivelet e larta të qeverisjes qendrore. Në planin politik por dhe moral Rama ka një përgjegjësi. Procesi që ka përfshirë atë, ka zgjatur relativisht gjatë në kohë dhe prek një hark të konsiderueshëm kohor të mandateve të tij si kryeministër”- theksoi Aleksandër Çipa.

Related Posts

Leave a comment