Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në cilët sektorë punësohen më shumë shqiptarët?

-640-0-32c2844653df7b007facff3cc5e3deb1

Pavarësisht problematikave dhe vështirësive që has, sektori bujqësor është ai që mban “gjallë” punësimin në vend edhe pse pagesat janë ndër më të ulëtat në raport me tregun. Sipas analizës së të dhënave zyrtare të INSTAT të publikuara në botimin “Tregu i Punës 2022”,  nëse do ti ndajmë sipas sektorëve, rezulton se bujqësia punëson 33.9 për qind të totalit të individëve në marrëdhënie pune.

Ndërkohë, 27 % janë të punësuar në sektorin shërbime të tregut siç janë tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative, ndjekur nga 17.2 për qind, të cilët punojnë në shërbime të jo tregut, si administrim publik, shërbimet sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera, 11.5 për qind të të punësuarve janë në sektorin  e prodhimit, 7.6 për qind në ndërtim dhe 2.8 për qind në industri të tjera, si industri nxjerrëse, energji, gaz dhe furnizimi me ujë.

Nëse do ti shohim nga këndvështrimi i grup-profesioneve, rezulton se në vitin 2022, punonjësit e kualifikuar të bujqësisë dhe të lidhur me tregtinë, përbëjnë 46,2 % të të punësuarve. Më pas renditet  grupi ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë 20,4 % dhe 18,6 % të të punësuarve përkatësisht.

Në vitin 2022 rezulton se në vendin tonë janë të punësuar afro 1.3 milionë individë.

Punësimi sipas sektorëve

Bujqësi  33.9 %

Shërbime të tregut 27%

Shërbime të jo tregut 17.2%

Prodhim 11.5 %

Ndërtim 7.8%

Industri të tjera 2.8%

Related Posts

Leave a comment