Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Greqia zgjedh drejtuesit vendorë/ Në garën për këshillat bashkiakë edhe shqiptarë

-640-0-a22449c9d8b68419d5a87b9ab45650d8

Përmbytjet dhe zjarret vdekjeprurëse të verës kanë nxjerrë në pah për grekët rëndësinë e të paturit drejtues të mirë vendorë.

Për të dytën here brenda pak muajve, mbi 9 milionë grekë janë thirrrur për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në 13 rajone dhe mbi 300 bashki.

Në garë ka edhe shqiptarë por në nivel këshilltarësh. Për kryebashkiak apo drejtues komunash nuk ka, madje edhe në zona të cilat janë të banuara kryesisht nga minoritarë apo shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Greqi.

Vendoret e 8 tetorit do të jenë një provë tjetër poltike për kryeministrin Kyriakos Mitsotakis përballë partisë kryesore të opozitës, të majtës ekstreme Syriza, tanimë me një drejtues të ri, Stefanos Kasselaki.

Sondazhet nuk parashikojnë ndryshime të mëdha në drejtimin e pushtetit vendor. Partia në pushtet, “Demokracia e Re” pritet të ketë shumicën në drejtimin e qarqeve dhe bashkive.

Sfida e parë elektoralee “Syriza-s” me kryetarin e ti, thonë ekspertët grek të zgjedhjeve, nuk do të sjellë ndryshim të paktën në drejtimin e Athinës, me gjithë kritikat për strategjinë kombëtare për forcimin e tregut të kapitaleve për ta bërë atë më konkurrues dhe dinamik.

12 nga 13 qarqet udhëhiqen nga liberal-konservatorët dhe në këtë përballje Kyriakos Mitsotakis kërkon fitoren edhe në qarkun e Kretës.Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, fituese e raundit të parë do të jetë çdo forcë politike apo kandidat nëse merr 43 për qind të votave.

Related Posts

Leave a comment