Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet, Korreshi: Humbja e sigurtë nëse PD garon me dy kandidatë, grupimi i Berishës nuk fiton përballë PD zyrtare

-640-0-1655289082xkorreshi-532 (1)

Ndonëse bashkimin e PD, deputeti demokrat Saimir Korreshi e sheh mjaft të vështirë, ai thekson se për zgjedhjet duhet bashkëpunim me qëllim maksimalizimin e votës. Në një intervistë për ABC Neës, Korreshi tha humbja është e sigurtë nëse në zgjedhjet e 14 majit, PD hyn me dy kanidatë.

“Bashkarisht duhet t’i drejtojmë zgjedhjet. Ja në rastin e Lushnjes, unë do mbështes kandidatin që ka dalë nga primaret duke qenë se PD zyrtare nuk ka nxjerrë kandidat. Nuk është asnjëherë vonë për të bashkëpunuar.

PD zyrtare ka 12 kandidatë, nëse do i vëmë në sondazh me ato të z.Berisha a do fitojmë ne? Unë them që jo. Pra, cfarë na nevojitet. Na nevojitet një thirrje logjike, humbja është e sigurtë nëse hyjmë me dy kanidatë. Ndaj them, hajde i thërrasim në sondazh.

Të gjithë deputetët kanë dëshirë të bashkëpunojnë, ndryshe nuk maksimalizojmë në votë. Unë mendoj se Berisha duhet të kthejë një përgjigje sa më të shpejtë. Ishalla s’e ka lënë pas protestës së 11 shkurtit.

Protesta nuk duhet të krijojë iluzionin se unë ka maksimalizuar gjithcka. Nuk ndodh kështu në terren. Në pjesën gri, është domethënëse deklaratat për një bashkëpunim mes dy PD-ve. Nëse shkojmë me dy, nuk dalin të votojnë, nuk na shohim si alternativë fituese.” u shpeh Korreshi.

Related Posts

Leave a comment