Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Me këto zgjedhje u përmbush erdoganizimi i Greqisë”

-640-0-b8792e51738c61fb8d86e4bc1440d0b4

Erdoganizimi dhe orbanizimi i Greqisë u përmbush”, tha ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis, në reagimin e tij të parë ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, të cilat e renditën në vendin e tetë partinë e tij, MeRA25.

Varoufakis bëri përgjegjës për humbjen e së majtës lidershipin e SYRIZA-s, partia e udhëhequr nga Tsipras, e cila 2 vjet më parë e hodhi poshtë ofertën e tij për të bashkëpunuar në fushatë.  Sipas tij, ky refuzim solli si pasojë “një cunami të pabesueshëm konservatorizmi”.

Duke iu referuar kryeministrit dhe liderit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, Varoufakis tha se “Mitsotakis Ltd i shërbeu një disfate dërrmuese“.

Varoufakis tha se partia e tij do ta analizojë me kujdes rezultatin.

Pavarësisht nëse jeni dakord apo jo, ju duhet të pranoni se programi koheziv qeverisës i partisë është një program vërtet interesant dhe i dobishëm, një kontribut në dialogun publik”, vuri në dukje ai, duke shtuar se programi do të rishikohet dhe do të paraqitet sërish.

I pyetur nëse do të bashkëpunonte me parti të tjera në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Varoufakis tha: “Në asnjë rrethanë. Ju e dini shumë mirë se gjatë zgjedhjeve nuk ka opsione për një marrëveshje programore – marrëveshjet afatshkurtra i kemi refuzuar që në fillim”.

Related Posts

Leave a comment