Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Celibashi: Të ndryshohet mënyra e organizimit, personat e zgjedhur nga partitë s’garantojnë integritet

auto_040b8bd6-0122-456a-994c-43e63b532668-752x4401690202104

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas zgjedhjeve në Rrogozhinë. Ai shprehet se është domosdoshmëri ndryshimi i mënyrës së organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Sipas Celibashit, administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron integritet dhe mirëadministrim teknik të procesit.

Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ”, u shpreh Celibashi.

Related Posts

Leave a comment