Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Beteja” për vulën në PD/ Ristani: Grupi ‘Alibasha’ gënjehet me karamele nga Rama, shpresoj që Celibashi ta ketë mendjen në kokë dhe…!

ristani

Anëtar i Kryesisë së PD Arben Ristani në një lidhje SKYPE në News24, foli për situatën politike në Partinë Demokratike dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën.

Ristani quajti grupimin e Enkelejd Alibeaj si të blerë nga Rama, sakaq shtoi se kryeministri i gënjen me karamele.

“Grupi që thoni ju, janë ushtarë të Ramës që i mban dhe me karamele. Këta janë të bashkuar me Ramën dhe normalisht që nuk mund të bashkohen me PD. Ky grupim e ka ndarë mendjen se është kundër PD dhe pranë Ramës”, tha ai.

Ristani tha se shpreson që Celibashi të japë një vendim të denjë, që mos të rrezikojë opozitën.

“Shpresoj që Komisioneri Zgjedhor të ketë mendje në kokë dhe të jetë i pandikuar nga Rama. Uroj që Rama mos të jetë në pushtet dhe të bëjnë gjoja që bëjnë garë elektorale, ky është fundi i demokracisë. Në opozitë nuk është vetëm PD-ja, por dhe partitë e tjera. PD e ka për detyrë që të bëjë opozitë në institucione, edhe pse parlamenti është i kapur. Ne do të vazhdojmë t’i drejtohemi dhe të ndjekim rrugën institucionale. Ne do marrin pjesë në zgjedhje. Do vijojmë dhe me protestën.”, tha ai.

Më tej Ristani foli pë situatë në PD dhe politike në vend, duke pohuar se e priste vendimin për vulën, pasi shenjat ishin të qarta.

“E prisja një vendim të tillë, pasi shenjat ishin dhënë më parë. Institucionet demokratike janë në shënjestër të kryeministrit. Çështja në gjyqësor që në fillim është nisur gabim. E njëjta gjykatë, nuk pranoi të futej në gjykim një palët të tretë, dhe në të njëjtën kohë futi në animimin. Këto shenja tregonin ndikimin e qeverisë në gjyqësor. Nuk ka absurditet më të madh. Interesi është për ta pasur në përçarje PD, në mënyrë që ta ketë më të lehtë për të fituar zgjedhjet në tavolinë, siç ka plan Rama.

Duhet sqaruar se çfarë statusi ka Alibeaj. Duhet të keni parasysh që sipas statutit, komandimet I bën Këshilli Kombëtar. Mjafton të hapet e të shihet statute i PD. Kryetari komanduar komandohet nga kryetari I Këshillit Kombëtar të PD. Tagërin e propozime e ka çdo kush, por me status të veçantë ai nuk e ka.

Tani ka ndryshuar dhe termi ndaj tij. Ata u regjistruan nëpërmjet një autorizimi që gjasme Basha ka lënë para 1 viti. Pas asaj date Aliebaj, sipas media është kryetar I komanduar. Po të ishte i tillë, pse do paraqitës sot me një autorizim të Bashës. Në atë autorizim , ishin tre person atë autorizuar. Pse nuk është Sefa kryetar i PD dhe është Alibeaj?

KQZ nuk e ka pranuar ende, por këto që po ju them është për të kuptuar e institucionet janë nën qeverinë. Nëse po, e kuptoni që komisioni zgjedhur është nën presion të qeverisë.

Sot jemi në këtë paradoks.  Duke iu referuar dokumenteve, nuk ka zyrtarisht grupim Alibeaj por Basha. Basha ka dhënë dorëheqjen publikisht, është stimuluar edhe nga publikuar dhe prononcimet që ka pasur nga parterë të huaj. Autorizimi ndryshon nga testament. Testamenti merret me të drejtat reale që njeri e ka dhe pas vdekjes. Në momentin që nuk është më kryetar, ai e humbet këtë të drejtë. Kjo ka të bëjë me autorizim të pavlefshëm. Ka ndërhyrë Gjykata dhe ka futur palë atje ku nuk ka. Kjo që mbetet është që kjo parti ka bërë një Kuvend, që ka marrë një vendim dhe

I fundit që mbetet për t’u deligjitimuar janë zgjedhjet.

Demokratët kanë kohë që ndodhen nën sulm. Fakti që kanë rezistuar tregon se i bën më të fortë ky presion. Megjithatë çështja ehte sesa do të rezistojnë institucionet. Nuk është çështja vetëm te PD. Problemi është që a do ti ruajmë këto institucione apo jo? Sepse do të kemi një demokraci fasadë dhe një Putin. Duam të jetojmë në demokraci apo do të kthehemi te Enver Hoxha? Po patën mall, e kanë përballë”, tha demokrati.

Related Posts

Leave a comment