Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk kam shkëmbyer letra”- Rama flet për njohjen me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën

-640-0-1674667470xrama-405

Kreministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me njohjet e tij me ish-zyrtarët shqiptarë Agron Neza dhe Dorian Duçka, të cilët implikohen në dosjen e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Rama tha se Agron Nezën e ka takuar vetëm në prani të ish-zyrtarit të FBI-së dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me të apo të ketë shkëmbyer letra.

Për sa i përket Dorian Duçkës, Rama tha se njeh pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Energjitikës në vitin 2013 dhe më pas ka punuar për të si këshilltar pa pagesë.

“Fola për zotin Agron i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar, të cilIn nuk e kam njohur më përpara asnjëherë, nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të FBI-së. Personi tjetër ka qenë zv.ministër i Energjitikës në koalicionin e vitit 2013 dhe më pas ka punuar për një farë kohe për mua pa pagesë”, tha Rama.

Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë ish-punonjësi i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, Agron Neza, si dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave. Ndër personat të cilët Mcgonigal akuzohet se ka mbajtur takime të fshehta është dhe kryeministri Rama.

Related Posts

Leave a comment