Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ligji për Dosjet, Meta: Rama ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit

auto_991667235219

Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se kryeministri Edi Rama ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, pasi sipas tij ai ka qenë piktor i një reviste të kohës.

Komentet Meta i bëri në Top Neës, ku ishte i ftuar, teksa theksoi se ligji për “Hapjen e Dosjeve” u bë për të goditur atë politikisht.

Meta shtoi se gjithçka nisi me një VFLP, me një email dhe sipas tij falsifikatorët kanë përfunduar në Prokurori.

“Një gjë është shumë e qartë, që Edi Rama ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo pasi Rama ka qenë piktor i revistës së kohës. Gjithçka nisi pasi unë lashë detyrën ligji që u miratua është shumë i qartë për të gjithë shqiptarët. Gjithçka nisi me një VFLP, me një email. Tani pse u shqetësove ti që emaili thoshte që ky Ilir Metaj ka bërë këtë e atë. Po kur të doli dëshmitari që tha që këto që thuhen janë falsifikime? Po ti ça halli kishe? Ti i ke cënuar jetën private, i ke nxjerrë emrin. Ti nuk je as në anën e të vërtetës e as në anën e ligjit. Ky ligj ishte për të goditur Ilir Metën e për të bërë zhurmë. Unë të kam çuar në Prokurori pasi ti je falsifikator”, u shpreh Meta.

Related Posts

Leave a comment