Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Rama të mos bëjë gjyqtarin” Balla për deklaratat e Ahmetajt: PS nuk është zyrë avokatie

auto_1200-630-balal-600x3601677252076

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për deklaratat e Arben Ahmetajt në një emision televiziv, ku ky i fundit i kërkoi kryeministrit Rama të mos bëj gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.

Balla tha për Euronews se qëndrimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë për këdo, se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie e askujt që ka shkelur ligjin.

“Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS që në fillim kanë mbajtur një qëndrim që është tejet i qartë, PS nuk është zyrë avokatie për askënd.

Kjo është publike dhe me fakte. Ju e mbani mend dallimin mes PS-së dhe kundërshatrit tonë. Sa herë që ngrihej një akuzë ndaj një deputeti apo kryebashkiaku të PD-së, Partia Demokratike bënte gavetën dhe i çonte ushqimin, rasti i Xhelal Mziut, po se mbani mend”, tha Balla.

Related Posts

Leave a comment