Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ervin Salianji: Do të jetë fushatë e tensionuar, Rama ka humbur mbështetjen popullore

-640-0-0bc52f4473407e25688ac5e1ec302d28

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji parashikon një situatë të tensionuar për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 Majit.

Salianji shprehet se ka tension pasi sipas tij, qeveria nën drejtimin e Ramës po mundohet që të mbajë me forcë bashkitë teksa shton se PD-ja nuk do të tërhiqet dhe do t’i fitojë zgjedhjet.

Salianji thotë se Kryeministri Rama e ka humbur mbështetjen e qytetarëve teksa shprehet i bindur se kandidatët e PS-së për bashkitë e vendit i kanë humbur zgjedhjet.

Cilat janë qytetet më të rrezikuara, ku përfshihet aktiviteti kriminal?

Ervin Salianji: Në të gjitha qytetet, elementët kriminalë apo grupet e strukturuara që kanë edhe fuqi ekonomike për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit janë të përfshirë për qeverinë. Po t’i shohësh, shtabi real i fushatës së Edi Ramës apo të PS janë vetëm grupet kriminale në çdo qytet. Kudo ku ka grupe kriminale, janë në bashkëpunim dhe janë drejtues të kandidatëve të PS, ashtu siç shihet në zona të caktuara përfshirja e elementëve apo drejtuesve të Policisë së Shtetit apo keqpërdorimi i funksionit zyrtar për t’i shërbyer kandidatëve të PS. Rama dhe kandidatët e tij i kanë humbur zgjedhjet.

Duket që ka tension për shkak se Edi Rama dhe kandidatët e tij marrin fuqi prej tij, e shikon që ka humbur mbështetjen popullore dhe në këto kushte, ka një tensionim të situatës për shkak të tentativës për ta mbajtur me forcë në çdo bashki, por nuk besoj se pi më ujë sepse qytetarët do të vendosin për të ardhmen dhe qytetin e tyre. Do të jetë një fushatë e tensionuar pasi dhe PD nuk do të tërhiqet dhe do t’i fitojë bashkitë. Nuk ka për të pasur asnjë tolerim apo çedim të asnjëlloj natyre që mund të ketë ndodhur më para.

Related Posts

Leave a comment