Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“S’mund të kesh makinë luksoze, me rrogë të vogël”/ Rama i prerë: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

-640-0-628222d81c23b

Një paralajmërim tjetër ka ardhur nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një konference për Informalitetin, ku tha se do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës, me synim që të parandalohen evazionet fiskale.

Sipas Ramës, nuk mund të kemi shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.

“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës.

S’mund të kemi kontrata si ato që kemi verifikuar. Në sektorët me risk më shumë se gjysma kanë kaluar mbi pagën minimale si pasojë e këtij korrektimi.

Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës.

S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja,” tha kreu i qeverisë.

Related Posts

Leave a comment