Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paralajmëroi non-grata të tjerë, Rama tërhiqet pas deklaratave së ambasadës së SHBA

auto_911677853954

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje në Kuvend shpalljen e emrave të tjerë non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa po fliste në mocionin me debat për çështjen McGonigal, kreu i qeverisë foli për “byrektoren që vazhdon punën dhe furrën e rindezur”.

“Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia si kryeministër, ju në rrugën e revolucionit. Ju presim në 14 maj, suksese në jetë dhe deri atëherë kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Pas kësaj deklarate “Lapsi.al” i është drejtuar ambasadës së SHBA në Tiranë me pyetjen: Kërkojmë një koment nga ju për deklarimin e kryeministrit Rama në Kuvend se do këtë një non-grata tjetër”, u shpreh dje kreu i qeverisë.

Pas deklaratës së Ramës, ambasada amerikane reagoi në portalin Lapsi.al kur u pyet për një koment lidhur me qëndrimet e tij.

Përgjigjja e ambasadaës u shoqërua me një link që ishte qëndrimi i ambasadores dhënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022.

“Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”, kishte deklaruar ambasadorja Kim.

Pas qëndrimit të djeshëm të ambasadores amerikane, kryeministri Rama duket se ka bërë sot një hap pas, teksa ka thënë se nuk kishte folur për persona të tjerë që do të shpalleshin non grata.

“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan sot Rama në twitter.

Related Posts

Leave a comment