Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Forcat ukrainase hedhin në erë urën jetike në Bakhmut

-640-0-ac4e6b2791ef95208efb344ff7296a3a

Forcat ukrainase kanë hedhur në erë një urë hekurudhore brenda qytetit lindor të rrethuar të Bakhmut, sipas një raporti.

Video e shpërthimit, e postuar në mediat sociale dhe e lokalizuar nga CNN, u shpërnda gjerësisht sot së bashku me raporte të pakonfirmuara se ishte një shenjë se Ukraina po përgatitej të tërhiqej nga qyteti.

Brigada e 46-të e Ukrainës, e cila vepron në qytet, mohoi raportet, duke thënë se ura ishte tashmë e papërdorshme.

“Ura që tani po cilësohet si dëshmi se po tërhiqemi është hedhur në erë shumë kohë më parë.

Ata që janë në Bakhmut e dinë këtë.

Tani ishte vetëm një goditje.Mos përhapni panik.”

Related Posts

Leave a comment