Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Miratimi i buxhetit, Rama: Seanca u mbyll me dy të dehur nga Foltorja, 3 parti bedelësh pa Atdhe

-640-0-e86a903b15c6f3288822a3ff003cbd5d

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të seancës së sotme plenare gjatë së cilës u miratua Buxheti për vitin 2023, ka sulmuar me anë të një postimi në Tëitter opozitën. Kreu i qeverisë shkruan se pas 28 orësh diskutimesh, as PD dhe as Partia e Lirisë nuk pranuan që ka luftë dhe as nuk folën, sipas Ramës, për një lidhje mes luftës së Putinit dhe krizës së energjisë.

Seanca sipas Ramës, u mbyll me dy të dehur që sipas kryeministrit ishin Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për buxhetin 2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”

Related Posts

Leave a comment