Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I jep tre mijë lekë në tre muaj/ Edi Rama tall “menderen” me pensionistët

pensionistetramaaa

Ndërkohë ministrja Delina Ibrahimi, që ishte shoqëruese e parë e Kryeministrit në këtë takim me pensionistët, e ka shpenë më tej këtë tallje të hapur ndaj pensionistëve, duke saktësuar se rritja e pensionit do jetë nga 400 lekë deri në 1000 lekë…

Gjatë një takimi të mbajtur  paraditën e sotme me pensionistët në qendër të të cilit ishte dhenia e “sihariqit” për Paketën e Rezistencës Sociale, të shpallur nga vetë Rama dy ditë më parë, dhe efektin që ajo do të ketë tek shtresat në nevojë të pensionistëve për kompensimin e rritjes së çmimeve të shportës.

Kjo vlerë për pensionistët do të jetë tre mijë lekë për një periudhë prej tre muajsh. Përfituesit e kësaj ndihme qesharake të qeverisë Rama do të jenë pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistë të invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.

Duke u tallur paturpësisht me shtresën më të vuajtur e më të lenë pas dore nga qeveria, e “rilindjes”, që ai e drejton, që prej më shumë se tetë vitesh, Kryeministri Rama u tha pensionistëve se këtë gjë nuk po e bënte asnjë qeveri në Europë.

Në foto: Ministrja Delina Ibrahimi.

Ndërkohë ministrja Delina Ibrahimi, që ishte shoqëruese e parë e Kryeministrit në këtë takim, e ka shpenë më tej këtë tallje të hapur ndaj pensionistëve, duke deklaruar se në këtë kohë krize qeverisëse do bëhet rritja e penisoneve. Duke saktësuar kryeministrin Rama ajo komunikoi se rritja e pensionit do jetë nga 400 lekë deri në 1000 lekë. Mirëpo “usta” Rama ka ndërkyrë dhe i ka kërkuar Ibrahimit  t’ja thotë në lekë të vjetra.

 

Related Posts

Leave a comment