Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Putin dhe Lukashenko do ta nderonin”, Berisha me tone të forta: Rama, rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë

auto_WhatsApp-Image-2023-02-11-at-13.35.26-768x5121676119793

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa me tone të forta i ka bërë disa herë thirrje që të japë dorëheqje.

Nga protesta e opozitës që po mbahet sot para Kryeministrisë, Berisha pohoi se Rama është rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë.

“Strofull e rrezikshme e korrupsionit, sikur të ishte aleati i Putinit, i zbulon aleatit spiunin. SHBA-të vendi që ka bërë më shumë për shqiptarët. Ti Edi Rama ke kryer një akt armiqësor ndaj këtij vendi për të cilët Putini, Lukashenko, janë gati të varin në qafë deklaratën e tyre më të lartë, o faqezi. Berisha: Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.
Revolucioni ynë do të fitojë! Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit. Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën.

Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë. Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale. Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit? Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët? Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen! Rama është njeri që vjedh e mashtron këtë popull dhe këtë komb, që mendon vetëm e vetëm për pasurimin e tij. Një njeri i cili ndjen kënaqësi kur boshatis këtë vend nga banorët e tij.”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment