Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin nuk ndalon: Pranoni kushtet tona, ose përgatituni për më të keqen

auto_unnamed_31657261569

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Kievin se duhet të pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për më të keqen, duke shtuar se Rusia e ka rifilluar operacioni e saj ushtarak në vend.

Duke folur në një takim me drejtuesit e parlamentit rus të kontrolluar nga Kremlini, Putin akuzoi aleatët perëndimorë për nxitjen e armiqësive, duke akuzuar se “Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit”.

Është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se po shkon në atë drejtim”, shtoi ai.

Putin deklaroi se Rusia ishte e gatshme të ulej për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve, duke thënë se “ata që refuzojnë ta bëjnë këtë duhet të dinë se sa më shumë të zgjasë, aq më e vështirë do të jetë për ta të bëjnë një marrëveshje me ne”.

Ne po dëgjojmë se ata duan të na mposhtin në fushën e betejës, le ta provojnë”, tha Putin.

Kremlini ka kërkuar më parë që Kievi të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.

Related Posts

Leave a comment