Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin shkon në Ukrainë, ballë për ballë me gjeneralët besnikë

-640-0-d3712e76a835242da76d55c443bcd0ed

Presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi forcat e sigurisë në pjesët e pushtuara të rajoneve të Kherson dhe Luhansk, teksa grupi i ministrave të Jashtëm të G7-s i mbledhur në Japoni, dënoi planet e Rusisë për të stacionuar armë bërthamore në Bjellorusi.

Kremlini bëri të ditur se Putini kishte vizituar rajonet e Kherson dhe Luhansk, duke marrë pjesë në një mbledhje të komandës ushtarake në të parin dhe duke vizituar selinë e gardës kombëtare në të dytin. Në Kherson, ai dëgjoi raportimet e komandantëve të forcave ajrore dhe grupit ushtarak Dnieper, të cilët e informuan mbi situatën në rajonet jugore të Herson dhe Zaporizhia.

“Është e rëndësishme për mua të dëgjoj pikëpamjet tuaja. Do të më pëlqente të fillonit me situatën në zonën e Kherson e më pas në atë të Zaporizhias”, tha Putin.

Kherson, Zaporizhzhia dhe Luhansku në lindje, janë tri nga katër rajonet që Putin i shpalli si të aneksuara shtatorin e kaluar pas referendumeve që u cilësuan të paligjshme nga Perëndimi dhe Ukraina. Trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i Kherson nëntorin e kaluar dhe kanë përforcuar pozicionet e tyre në anën e kundërt të lumit Dnipro në pritje të një kundërofensive ukrainase.

Vizitat e Putinit në pjesë të pushtuara të Ukrainës janë të rralla, edhe pse muajin e kaluar ai udhëtoi në rajonin e Krimesë dhe qytetin e Mariupol. Për të rritur presionin ndaj Kievit dhe aleatëve të tij perëndimorë, Putin tha muajin e kaluar se Rusia do të staciononte armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s të mbledhur në Poloni e cilësuan si të papranueshëm një hap të tillë. “Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë dhe kërcënimi për të pozicionuar armë bërthamore në Bjellorusi janë të papranueshme”, u tha në një deklaratë në mbyllje të takimit 3-ditor në Japoni.

Related Posts

Leave a comment