Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk dorëzohem derisa të bëhet Asociacioni

-640-0-1665818275xhill-453

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka thënë të martën në Beograd, se është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai i ka bërë këto deklarata, pak para shënimit të përvjetorit të 10-të të Marrëveshjes së Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan REL.

“E kuptoj pse m’u drejtuat me atë pyetje, sepse edhe unë e bëj të njëjtën. Këtë javë bëhen 10 vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, dhe është koha që të formohet Asociacioni. Ajo se çfarë mund t’ju garantoj është që nuk do të dorëzohemi derisa të ndodhë”, u ka thënë Hill gazetarëve.

Sipas tij, serbët duhet të kenë besim në marrëveshje të tilla, sepse nëse nënshkruhen, ato me patjetër duhet të zbatohen.

“Një tjetër arsye, ndoshta edhe më e rëndësishmja, është që këto komunitete në Kosovë duhet ta dinë se çfarë e ardhme i pret, sepse ato nuk janë formuar dje, ato kanë qenë në Kosovë për vite. Dua vërtet t’ju siguroj që do ta trajtojmë këtë obligim me seriozitetin më të madh”, ka thënë ai.

Related Posts

Leave a comment