Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetari gjerman: Asociacioni, hap drejt shkatërrimit të Kosovës

auto_dghjk1695062711

Erich Rathfelder shkruan për Kosovën qysh prej 1987-ës. Prandaj, përjetimet dhe intervistat si gazetar i TagesZeitung, deri te shpallja e pavarësisë më 2008, i ka përmbledhur në librin “Kosova – Historia e një konflikti”.

Gjermani që ishte shpallur non-grata nga Serbia, për shkak të teksteve të tij për krimet serbe në luftë, thotë se Beogradi ende po tenton ta dëmtojë Prishtinën në dialog.

Në një intervistë për klanin, ai shprehet se presioni për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është alarm, të cilin kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë.

closevolume_off
“Kjo tenton ta formojë një Republika Srpska në Kosovë, për mua është një hap për ta shkatërruar Kosovën nga ana e Serbisë”, thotë ai.

Rathfelder kritikon edhe qasjen evropiane e amerikane në dialog, duke thënë se po i afrohen më shumë Serbisë, për shkak të luftës në Ukrainë. Ndërsa spikatë ndërmjetësuesit Joseph Borrel dhe Miroslav Lajcak, që vijnë nga Spanja e Slovakia, dy shtete mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës.

“Ju keni dy diplomatë që nuk janë jo aq pozitiv në respektim të Kosovës, nga ana e Bashkimit Evropian, dhe në anën tjetër, keni administratën amerikane që është pak si e pasigurt si të sillet, dhe shihet që janë duke bërë presion te zotri Kurti që të dorëzohet për Asociacionin”, shprehet gazetari.

Ky vlerëson se në Evropë, vetëm komuniteti suedez në Finlandë ka më shumë të drejta se serbët e Kosovës.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet të jetë më arbitrar në këtë proces. Sidomos për faktin se presidenti serb Aleksander Vuçiq, ushtron ndikim direkt në veriun e tensionuar.

Gjermani thotë se Kurti është korrekt kur kërkon shtrirjen e institucioneve në këtë zonë.

“Nëse hasin në rezistencë në zonat e kontrolluara nga serbët atje, kjo ka të bëjë me rezistencën e politikat e Beogradit, të presidentit Vuçiq, ai ka gisht në gjithë zonën veriore të Kosovës, ai vendos çka ndodh atje”, vlerëson ai.

Me gjithë problemet, Rathfelder shpjegon se ka edhe shumë ndryshime pozitive, që prej vizitës së tij të parë në Prishtinë, para 36 vjetëve.

Related Posts

Leave a comment