Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria në rënie, Kosova në ngjitje/ Kryetari i UGSH vlerëson raportin e Lirisë së Medias

cipa-aleksander

Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, në koment të raportit që e rendit Shqipërinë me rënie të kësaj lirie, Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptar (UGSH), Aleksander Çipa, saktëson se vendi ynë ka pësuar një rënie me 20 vende, në krahasim me një vit më parë. Përkundër kësaj, Çipa shprehet se nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kosovën, që në raportin e këtij viti është ngjitur me 17 vende.

“Kjo zbritje e Shqipërisë  lidhet me presionin që ushtrohet ndaj medias, nga pushteti politik dhe ai ekonomik”, vlerëson  Çipa, në një pronocim për “Arberia News”. Dhe më tej vijon: ” Problematikat që ngrihen në raport, pak a shumë, janë ato çështje që organizatat kanë artikuluar. Janë problemet e informalitetit, presioni që ushtrohet nga pushteti politik dhe ai ekonomik i një pjese të pronarëve të përfshirë në tendera e projekte për zgjerimin e tyre në sektorë të ndryshmë. S’ka si të jetë në standarte cilësia e raportimit për sa kohë pushteti mediatik të jetë nën presion të këtyre dy pushteteve, që shfaqen si padronë diktues përballë atij mediatik. Kjo është e lidhur me klimën e demokracisë, ka një tendecë negative në Rajon me demokracinë dhe liritë themelore. Jemi në kushtet kur Rajoni ka problematika të ndryshme, kemi qëndrime jetëgjata në pushtet, që sjellin deformim të demokracisë. Përsa i përket ngjitjes me 17 vënde  të lirisë së medias në Kosovë unë do thosha që arsyet ka të bëjnë më vetë shoqëritë. Kosova dhe realiteti atje vjen nga një ndjeshmëri e lartë  e reagimit publik, një përvojë kjo e diktuar nga e shkuara, ndërsa në Shqipëri është e lidhur me  rënien e shtuar të kurajos për tu bashkuar. Ne na duhet të ristrukturojmë kurajon e protestës dhe të reagimit”.

Related Posts

Leave a comment