Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Fantazmat e së shkuarës po u vjedhin të ardhmen”, mesazhi i presidentit të KiE për tensionet Kosovë – Serbi

-640-0-1697453624xmichellll-904

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, në Samitin e Procesit të Berlinit i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ketë bashkëpunim midis tyre.

Sa i përket situatës aktuale në veri të Kosovës, zyrtari i lartë evropian nënvizoi se “nuk duhet t’i lëmë fantazmat e së shkuarës të na vjedhin të ardhmen”.

Ai shtoi se pajtimi midis vendeve kërkon kurajë politike dhe se fokusi duhet të jetë tek e ardhmja.

“Nuk mund të lëmë konflike dypalëshe të na mbajnë peng. Të mos i lëmë fantazmat e së shkuartës të na vjedhin të ardhmen.

Nuk ka as një bashkëpunim pa pajtim, të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja”, u shpreh presidenti i Këshillit të Evropës.

Related Posts

Leave a comment