Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Blinken: Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë kompromise të vështira për arritjen e qëllimeve

-640-0-1675442503xblinken-158

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve në mes dy vendeve, po ashtu për të arritur siguri e prosperitet për qytetarët.

Ndër të tjera, Blinken ka përshëndetur angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë vizitës së fundit në Beograd.

“Jam i bindur se normalizimi i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët e Serbisë dhe të Kosovës duhet të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimi për popullin serb dhe për tërë rajonin  do të jenë të mëdha”, ka thënë Blinkeni në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Tutje, Blinken në urimin e tij për Serbinë, për Ditën e Shtetësisë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë partneritetin strategjik me Serbinë.

“SHBA-ja është mbështetëse e fuqishme në ambiciet e Serbisë për në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në vizitën e fundit në Beograd”.

Related Posts

Leave a comment