Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama nga Spanja: Nuk kam ndonjë qëndrim ndryshe për Kosovën, Shqipëria është në funksion të saj

-800-0-1696526785xrama-469

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat nga Spanja ku ndodhet për takimin e Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë foli për çështjet që u diskutuan në tryezat e rrumbullakta me liderët e vendeve të tjera.

“Këtu formati është me tryeza të ndryshme. Pasi kemi bashkëdrejtuar me kryeministrin e Suedisë për inteligjencën artificiale kemi pasur edhe të tjera, me atë të ltalisë dhe Presidentin Macron për çështjen e lobimit dhe emigracionin e paligjshëm. Kemi folur për eksperiencat tona të mëparshme, për vitet 2000, eksperienca të mira me Italinë në dy qeveritë dhe eksperienca të zakonshme në Francë etj. Dhe në këtë aspekt vazhdon funksionon ky komunitet, ku krijohen tryeza e grupe të ndryshme për të çuar përpara pjesë të axhendës së përbashkët Evropiane.”- tha Rama.

I pyetur nëse Kosova ishte kryefjalë e diskutimeve, Rama tha se ende nuk ka një diskutim konkret për atë çka ndodhi në Banjskë, megjithatë kreu i qeverisë u shpreh se maksimumi është bërë do të bëhet për Kosovën.

“Jo nuk kemi pasur diskutim specifik për të, natyrisht unë vazhdoj bëj timen. Vazhdoj i qëndroj bindjeve të mia sepse s’janë spontane por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i roli të Shqipërisë në Rajon dhe në marrëdhëniet e Kosovës. Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën. Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë, është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës”- tha Rama.

Related Posts

Leave a comment